Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Lajme

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjeve përmes Likuidimit nr. 58. (Salla e konferencave – hotel “Grand” në Prishtinë, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Nis Java e Policisë në Ferizaj. (Stacioni policor Ferizaj, ora 10:00-15:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.(Kabineti i kryetarit, ora 11:00, pamje)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. (Kabineti i kryetarit, Koha: 12:30, pamje)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të shpërndajë certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Amfiteatri i madh, ndërtesa e Qeverisë, ish-objekti Rilindja, ora 13:00)

PSD do të mbajë aktivitet në oborrin e QKUK-së. (Ora 13:00)

Mbahet edicioni i 13-të i manifestimit tradicional letrar “Ora e Tahir Deskut”. (Salla e asamblesë komunale Klinë, ora 13:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Grupin e Miqësisë Lituani- Ballkan Përendimor të Parlamentit të Republikës së Lituanisë. (Kabineti i kryetarit, ora 13:45, pamje)

Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Perëndimor i Parlamentit të Lituanisë do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Kosovës. (Salla C301, ora 14:35, konferenca e përbashkët për shtyp e Laima Andrikienė kryesuese e Komisionit dhe Halil Thaçi zëvendëskryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Lituani, ora 15:20)

Takim me nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 15:35, konferenca e përbashkët për shtyp e Laima Andrikienė kryesuese e Komisionit dhe Xhavit Haliti zëvendëskryetar i Komisionit, ora 16:20)

Partia Guxo mban kuvendin e parë zgjedhor dhe konstituiv të organeve dhe statutit të partisë. (Hotel “Emerald”, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat