Haki Abazit i publikohet video duke vallëzuar në Poloni

Lajme

Haki Abazit i publikohet video duke vallëzuar në Poloni

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 14:13
Haki Abazi

“Pump It Up”, hiti i vitit 2004, e ka “dhezë” deputetin e VV-së, Haki Abazi, në një ndeje të organizuar në Poloni, ku ai është duke qëndruar si pjesëmarrës në një forum ekonomik.

Sot u publikua një video ku shihet Haki Abazi duke “e kallë nejën” në Karpacz të Polonisë.

Festa në të cilën Abazi ka shprehur aftësitë e tij të vallëzimit është organizuar në kuadër të samitit dhe shihet se deputeti e ka shijuar mjaft.

Abazi në këtë samit ka qenë folës në disa panele të “Forumit Ekonomik Polak”, forum ky i cili përfundon sot.

Kënga të cilën Abazi po e vallëzon është “Pump It Up!”, singeli i muzikantit belg Danzel i publikuar në vitin 2004 dhe që u bë hit global, e që vazhdon edhe sot të jetë pjesë e playlista-ve në klubet e natës.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat