Hoxhë Ardian Sejdiu: Mehmet Kraja ishte UDB-ash, atij dhe mbetjeve të komunizmit u pengon shamia

Lajme

Hoxhë Ardian Sejdiu: Mehmet Kraja ishte UDB-ash, atij dhe mbetjeve të komunizmit u pengon shamia

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 00:19
Hoxhë Ardian Sejdiu dhe Mehmet Kraja

Teologu Ardian Sejdiu, në emisionin “Kojshia Show”, ka dhënë një deklaratë të ashpër ndaj akademik Mehmet Krajës, pasi që ky i fundit kishte thënë se “Shamija vë kufizime mendore”. Sejdiu ka thënë se z.Kraja, e ka degradu vetëveten me këto deklarata, transmeton Korrespodenti.

Po mos ta kisha pa emrin, nuk kisha mundur me e marrë me mend që një intelektual, i cili ka jetu dhe ushqehet me bukën e këtij vendi, është rritur në këtë ambient, i takon këtij kombi dhe ka mundësi me e thanë një fjalë të tillë. Edhe për kundër respektit ndaj tij, por askush nuk mund të degradon, pa e dasht ti degradimin. Për atë zotriun në fjalë, ai e ka degraduar veten, jo vetëm dje, por edhe me disa deklarata të mëhershme. Unë para tri vite kam shkruar një temë me titullin “Akademiku në hipotekë” dhe e kam kundërshtuar në dy-tri çështje. Sot po detyrohem me e përmend edhe njëherë që kjo është imazhi më i keq i mundshëm që e përfaqëson një institucion më të lartë shkencor në Kosovë. Një njëri, i cili e njeh mentalitetin e popullit të vet dhe ngritë një paralele absurde, total injoruese, kjo ndodh vetëm në Kosovë”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, po të ekzistonte një shtet normal, Mehmet Kraja nuk do ta mund ta shtronte funksionin që ka.

Nuk e di reagimin e kolegëve të tij atje në akademi, por ky person, po të ekziston një shtet normal dhe po të ekziston një elitë intelektuale e këtij populli, ai nesër nuk mund ta ushtron funksionin që e ka. Fryma anti-islame në Kosovë, pas luftës e të këndej, propagandën anti-islame në Kosovë a e din kush e udhëheqin? – mbeturinat e neokomunizmit. Ata të cilët kanë mbet me ideologji neokomuniste, neostaliniste dhe ende janë gjallë, dhe endrrojnë me e pa kohën e Enver Hoxhës. Nuk e teproj me e thanë këtë çështje, zotri Mehmet Kraja është njëri prej tyre. Pra një akter kryesor, një ushtar i mbetur në betejë i ideologjisë titisto-komuniste, e cila ideologji jo që i ka sjellë dëme fatale kombit, por edhe e ka rrënu në themel edhe kulturën, edhe shoqërinë e këtij populli”, Sejdiu.

Ai akuzon akademik Mehmet Krajën edhe se ka qenë ish-anëtar i UDB-së dhe se ka punuar për interesat e Serbisë Kundër Kosovës.

“Mua me ka ba përshtypje një libër, e kam lexuar më herët. Nafi Çegrani, paska qenë një intelektual i viteve të 70-ta, i integruar në UDB dhe ai në librin e tij “Ballë për ballë me vdekjen”, në faqën 130 e përmend se zotri Mehmet Kraja ka qenë anëtar i UDB-së dhe ka punu për interesat e Serbisë kundër popullit të Kosovës”, tha teologu Ardian Sejdiu.

Për më shumë, ndiqeni deklaratat e tij në videon e më poshtme, duke filluar nga minuta e 34 e emisionit.

Kujtojmë se kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve (AShAK), Mehmet Kraja, në një paraqitje televizive, ka folur për çështjen e shamisë, duke deklaruar se “Çështja e shamisë është e dëmshme për emancipimin e vajzës. Emancipimi i vajzave është problem i madh në Kosovë. Nuk është kufizim vetëm shamia, që vë kufizime vetëm në pamjen e saj, (por, shamia) vë kufizime në perceptim, në zhvillim të mendimit, në lirinë e mendimit. Sepse ajo vajza që vendos shami, është e kufizuar. Është nën diktat.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat