Këshilltari i Konjufcës merr shembullin e “shpifjes për k******”, kundërshton sheriatin

Lajme

Këshilltari i Konjufcës merr shembullin e “shpifjes për k******”, kundërshton sheriatin

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 15:20
Drilon Gashi

Drilon Gashi, këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Drilon Gashi, ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes maksimal sa i përket shpifjeve që i bëjnë ndaj njëri-tjetrit, dhe për këtë çështje ka marrë një shembull interesant.

Gashi tregon se sipas ligjit të sheriatit, shpifja për k***** (kujdes, termi është shumë pezhorativ) dënohet me 80 kamxhik, ndërsa ajo pa k***** deri më 39 kamxhik sipas Ebu Hanifes dhe Muhamed bin Hasen Shejbanit, ndërsa me 75 sipas Ebu Jusufit.

Ish hoxha ka thënë që personat të cilët janë pro sheriatit do ta kishin zbatuar një ligj të tillë, atëherë (sic) “grindjet mes palëve myslimane në konflikt dhe kundër atyre që shpifin të tjerët me lloj-lloj nofke dhe fyerje të qortueshme, jam i sigurt që vetëm pak prej tyre do të kurseheshin nga ky dënim. Zoti na ruajt!”

Gashi ka thënë se ka një mungesë të edukimit në shkollat e Kosovës, derisa përmend sharjet dhe fyrjet mes tyre.

“Vendi ynë po mundohet të promovojë një shoqëri tolerante dhe demokratike dhe për këtë shkak kërkon respektimin e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si dhe promovon lirinë e shprehjes, por njëkohësisht parandalon dhe sanksionon me ligje moderne civile të veçanta gjuhën e shpifjes, ofendimit dhe fyerjeve. Prandaj këshilloj vetën dhe të tjerët që të kemi kujdes maksimal në këtë drejtim”, ka thënë Gashi.

Statusi i plotë:

Shpifja e një burri apo gruaje myslimane për kurvëri dhe shpifja e tyre për shkak të mosmarrëveshjes

Shpifja për kurvëri sipas ligjit të sheriatit konsiderohet vepër penale dhe dënohet me 80 kamxhik, sipas kushteve të tij.

- Shpifja pa kurvëri, si p.sh. ti thuash dikujt: O jobesimtar (o qafir), ti je shthurur (fasik), ose laper, ose i poshtër, e të ngjashme me këto, dënimi i kësaj është masa e quajtur “ta’zir”, më e rënda e saj sipas juristit Ebu Hanife dhe Muhamed bin Hasen Shejbanit është: 39 kamxhik, ndërsa sipas Ebu Jusufit: 75 kamxhik.

*Burimi: Libri i Imam Kuduriut, Zoti e mëshiroftë.

Nëse vet ata që janë pro sheriatit sot do ta kishin zbatuar këtë ligj në grindjet mes palëve myslimane në konflikt dhe kundër atyre që shpifin të tjerët me lloj-lloj nofke dhe fyerje të qortueshme, jam i sigurt që vetëm pak prej tyre do të kurseheshin nga ky dënim, Zoti na ruajt.

Jemi dëshmitar të një mungese të edukimit, e sidomos nëpër shkollat tona, ku nxënësit për shembull shahen dhe fyhen mes vete në format më të ulëta.

Vendi ynë po mundohet të promovojë një shoqëri tolerante dhe demokratike dhe për këtë shkak kërkon respektimin e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si dhe promovon lirinë e shprehjes, por njëkohësisht parandalon dhe sanksionon me ligje moderne civile të veçanta gjuhën e shpifjes, ofendimit dhe fyerjeve.

Prandaj këshilloj vetën dhe të tjerët që të kemi kujdes maksimal në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat