Fjalimi përmbyllës i Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë: Na presin javë shumë të rënda, ndodhemi mes çekiçit edhe kullës

Lajme

Fjalimi përmbyllës i Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë: Na presin javë shumë të rënda, ndodhemi mes çekiçit edhe kullës

Nga: F. B. Më: 15 shtator 2022 Në ora: 10:12
Aleksandër Vuçiq

Në Kuvendin e Serbisë pas dy ditë shqyrtimi është miratuar raporti i presidentit të Serbisë Vuçiq rreth situatës dhe procesit të bisedimeve në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit me 148 vota për dhe 57 kundër, ndërsa Vuçiq në fjalën përmbyllëse tha se "Na presin javë shumë të rënda", shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

“Pres shumë iniciativa në procesin e Berlinit, javët që vijnë do të jenë shumë të rënda dhe serioze për ne. A keni parë raportin nga Jermenia, Kirgizia...mjafton të dëgjohet kryeministri belg se do ketë rënie të re të ekonomisë evropiane. Kur atje ka rënie mund të merrni me mend çka ndodhë në ekonominë tonë” tha Vuçiq.

“Ajo që ju propozoni, është larg realiteti, nga ajo që duan shqiptarët dhe edhe më larg nga ajo që duan perëndimorët. Në këto rrethana edhe më fuqishëm do luftojmë gjoks me gjoks. Gjashtë muajt e ardhshëm , mbase diçka m[ shumë do të jenë muajt më të rëndë për Evropën pas luftës së dytë botërore. Për ne më të rëndët dhe një nga vitet më t komplikuar që nga 1945. Do ketë presione të kategorisë së rëndë,m por për këto pasi të kthehem nga Nju Jorku, sepse do kem 22 takime me lider e shefa shteti” vazhdoi ai.

Vuçiq tha se ditë të lodhshme na presin “ takime me njerëz që nuk kanë kuptuar situatën tonë, Secili shikon pjesën e vetë, nuk mendoj në kuptimin negativ, pak kujt i intereson shteti në skenën e brendshme dhe secili mendon së më lehtë nëse shteti është në krizë".

Shteti “duhet secilit të i dal përballë”, ndërsa në skenën botërore rusët presin një “Jaltë” të re, të tjerët duan ta shmangin atë.

“Është q artë se as direkt as indirekt ne nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës”, kjo nënkupton se plani Evropës është që Serbia të pranoj që Kosova të hyj në OKB.

“Ndodhemi mes “çekiçit edhe kullës” në këtë situatë", tha Vuçiq. Në Kosovë askush nga serbët nuk iu ka lajmëruar Kurtit për tabela, por ata nuk heqin dorë nga synimi që kanë.

"Ata kanë pritur se do ketë të paraqitur së paku 2 -3 mijë persona, por vetëm një është paraqitur. Ata kanë pësuar debakël dhe nervoza e tyre po rritet dhe me këtë edhe presionet e reja që tabelat të ndryshohen me rrugë të dhunshme. Çfarë do që të bëjnë mbrapsht ata do të kenë mbështetjen e prindërve politik”, tha Vuçiq.

Ndërsa neve askush nuk na do sepse po bëjmë “politikë të pavarur”.

"Nuk ka shkop magjik dhe zgjidhje të lehta, por na mbetet që të luftojmë mençur, të jemi racionalist dhe të bëjmë politikë serioze. Luftë, luftë deri në fitoren përfundimtare – rroftë Serbia, rroftë Kosova”, tha Vuçiq në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat