Maloku: Portalet mbjellën zi e terr dhe konkurrenca, bënë KPM-në të reagojë

Lajme

Maloku: Portalet mbjellën zi e terr dhe konkurrenca, bënë KPM-në të reagojë

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 20:47
Valon Maloku

Valon Maloku – Drejtor i First Channel ka thënë se Komisioni i Pavarur i Medieve ka reaguar nën ndikimin psikologjik, që sipas tij portalet e kanë bërë karshi formatit “It’s my home”. 

Maloku në Politiko, ka thënë se presioni medial po ndodh shkaku i suksesit të formatit, si dhe konkurrencës së Big Brother.

“KPM, për shkak të presionit psikologjik medial, duke i bërë thirrje Prokurorisë, Policisë dhe KPM-së që të reagojë…

Thjesht KPM-ja prej presionit, portaleve që kanë mbjellë zi e terr, prandaj kanë reagu…Konkurrenca se ka pritë, prandaj edhe janë këto presione mediale”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat