Valon Maloku: Portalet e rritën sulmin me këpucë, ishte me papuqe

Lajme

Valon Maloku: Portalet e rritën sulmin me këpucë, ishte me papuqe

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 23:10
Valon Maloku

Autori i shout televiziv “It’s My Home”, Valon Maloku ka thënë se mediat e kanë rritur incidentin e dhunës brenda shout, kur njëri prej banorëve sulmon me sandale një banore tjetër.

Ai ka thënë se mediat e kanë rritur incidentin, duke raportuar se banorja është sulmuar me këpucë.

“Portalet e kanë rritë sulmin me papuqe, duke raportuar që e ka sulmuar me këpucë”, ka thënë Maloku

Ndryshe, KPM sot ka vendosur që ta ndërprejë transmetimin televiziv të këtij shou, mirëpo i njëjti po vazhdo të shfaqet në platformën Youtube.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës tashmë kanë hapur rast dhe po e hetojnë incidentin e djeshëm, megjithatë që nga dje janë raportuar edhe shumë skena me gjuhë të urrejtjes nga i njëjti shou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat