​Asambleja e ABNA-SE, përjashtohet agjencia e Republikës Serbe të Bosnjës

Lajme

​Asambleja e ABNA-SE, përjashtohet agjencia e Republikës Serbe të Bosnjës

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 18:58
Foto nga vendngjarja

Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve dhe të Evropës Juglindore (ABNA-SE), e organizuar nga Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA) ka mbyllur punimet e saj.

Ajo u mbajt në qytetin e Burgasit të Bullgarisë, ndërsa tema e këtij viti ishte "Së bashku për lajmet e vërteta".

ABNA-SE tashmë themeluar edhe zyrtarisht me status juridik me seli në Sofje të Bullgarisë pothuajse tri dekada pas mbledhjes së saj të parë joformale. Gjithashtu u miratua edhe statuti i ri i ABNA-SE.

Në këtë Asamble u vendos që në këtë Asociacion përfaqësues nga Bosnje dhe Hercegovina të jetë vetëm një anëtar, pasi me statutin e ri një shtet duhet të ketë vetëm një agjenci lajmesh.

Deri më tani pjesë e ABNA-SE kanë qenë dy agjenci lajmesh nga Bosnja, FENA News si dhe agjencia e lajmeve nga Republika Serbe, Srna.

Pas hapjes së diskutimeve dhe argumenteve të të dy agjencive, si dhe fjalës së të gjitha agjencive të tjera u përcaktua vetëm për njërën. Kështu, FENA News do të jetë agjencia e vetme nga Bosnja që do të jetë pjesë e ABNA-SE, ndërsa Srna u përjashtua.

Të gjitha këto me votë unanime të të gjitha vendeve anëtare të ABNA-SE.

Deri më sot presidenca e ABNA-SE ishte e KosovaPress, që përfaqëson Republikën e Kosovës, ndërsa sot ajo i kaloi agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, e cila do të mirëpresë Asamblenë e vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat