Sheshel i frustruar me opozitën: Kjo nuk është mirë për Serbinë

Lajme

Sheshel i frustruar me opozitën: Kjo nuk është mirë për Serbinë

Nga: F. B. Më: 20 shtator 2022 Në ora: 09:29
Vojisllav Sheshel

Kanë vazhduar komentet rreth mbledhjes së Kuvendit të Serbisë për Kosovën, ku secila palë qoftë pushteti apo edhe opozita mbron dhe promovon qëndrimet e tyre dhe të gjithë pajtohen në konstatimin se Kuvendi nuk pati unitet në qëndrime unike.

Kreu i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel duke fol rreth mbledhjes së Kuvendit ku u debatua për Kosovën, nënvizoi se “nuk u treguar unitet dhe e gjithë opozita ka rënë në provim” , shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka “hedh gur e dru” mbi deputetët opozitar duke i quajtur aktor të dobët të patriotizmit, ku më shumë pat sulme e akuza të ndërsjella se edhe diskutime për Kosovën.

“Ata që po aktrojnë parti patriotike kanë dëshmuar qartë se nuk janë të tilla. Gjatë diskutimeve më së paku ka pasur biseda rreth Kosovës, mendoj se me qëllim është zgjeruar i gjithë tregimi në tema tjera”, tha Sheshel.

Lideri radikal ka shtuar se “Kosova është pika rreth së cilës duhet të kemi unitet dhe nga ajo nuk ka shmangie”.

“Opozita do duhej të ishte harmonike dhe të dal me qëndrim unik rreth kësaj çështje. Po shoh se ato konkludime përmbajnë vetëm fakte, të cilat secili mundet të i pranoj, nuk ishte asgjë ideologjike në to”, tha Vojislav Sheshel në emisionin "Hit tvit" në TV Pink.

Sipas liderit radikal serb Shesheë, e gjithë ky tregim dëshmoi qartë se Serbia nuk ka opozitë serioze, gjë që nuk është mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat