Drecun kërkon të shtyhet afati i ndryshimit të tabelave - Kurti provokon me ushtri

Lajme

Drecun kërkon të shtyhet afati i ndryshimit të tabelave - Kurti provokon me ushtri

Nga: F. B. Më: 27 shtator 2022 Në ora: 10:27
Drecun

Patrullimi i FSK në veri të Kosovës me të cilën shkelet rezoluta 1244 e OKB-së me lejimin e heshtur nga vendet e Kuintit e përllogaritur me qëllimin e frikësimit të popullit serb dhe provokimin e Beogradit po bëhet për rrënimin e paqes në Kosovë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Sipas biseduesve të gazetës, vendosja e njësiteve speciale në veri bëhet me qëllim rritjen e tensioneve dhe nxitjen e konfliktit, përkundër përpjekjes së Beogradit që me çdo çmim të ruhet paqja.

Drecun kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovë theksoi se “deri tash veriun e kanë mbajtur në ‘patkua’ dhe kryesisht është kërcënuar përmes jugut të Ibrit, tash krijojnë kushte për vendosje në baza nga njësitet e tyre para-policore speciale dhe FSK.

Sipas tij, vendet e Kuintit duhet të bëjnë presion në Kurtin dhe qeverinë e tij që të shtyhet çështja e ndërrimit të tabelave të automjeteve, që mos të përdoret forca dhe të filloj shkulja e tabelave:

“Para disa dite dëgjuam nga partia e Kurtit se kanë sisteme të reja. Nuk kanë kurrfarë sisteme të reja, ata kanë probleme me njerëz. Kjo nuk përbën asnjë problem për Serbinë qendrore, sepse nuk mund të maten kapacitetet tona ushtarake me kapacitetet e tyre para-ushtarake, por rreziku është për popullatën serbe në Kosovë” tha Drecun.

Si shprehet gjenerali në pension Milomir Miladinoviç për "Novosti" “Kosova me këta hapa dëshiron të nxis frikë tek populli serb në Kosovë dhe të provokoj pushtetin dhe qeverinë në Seri për të ndërmarr masa që do komentoheshin si përdorim i tepërt i forcës.

“Situata nuk është e qetë, sepse kemi forca dhe rrethana që nuk janë të tilla për reagimin dhe lëvizjen e forcave tona. Porosia e presidentit Vuçiq është e tillë se nuk duam luftë, prandaj në këto rrethana nuk duhet të reagohet” ka thënë gjenerali Miladinoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat