Lidershipi i Preshevës: Qeveria Kurti po na injoron

Lajme

Lidershipi i Preshevës: Qeveria Kurti po na injoron

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Gjatë vikendit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, që vjen nga Vetëvendosje i ftoi politikanët nga Lugina e Preshevës për të diskutuar mbi regjistrimin e popullsisë në këtë pjesë.

Në këtë takim nuk u ftuan edhe udhëheqësit e Komunës së Preshevës, gjë që nuk ju pëlqeu.

Në anën tjetër, në fillim të shtatorit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, shkuan në Luginë, por jo edhe në Preshevë. Madje as nuk kërkuan e as nuk i ftuan që vizitës t’i bashkoheshin udhëheqësit e Preshevës. Edhe kjo ngjalli reagime nga Shqipërim Arifi me staf.

Madje, Kryeministri Albin Kurti, rivalen e Shqiprim Arifit e zgjodhi për ta këshilluar për politikat mbi Luginë. Kundër emërimit të Ardita Sinanit, si person politik, doli Arifi me shokë.

E këto veprime, për zëvendëskryetarin e Preshevës, Almin Shaqiri, janë të jashtëzakonshme, dhe të paprecedent. Këtë, Shaqiri e tha në Sytë 7 në Klan Kosova, duke kërkuar ndërrim të qëndrimeve nga ana e Kurtit me kabinet ndaj lidershipit të Preshevës. Shaqiri, beson se këto situata po vijnë edhe si shkak që Ministri Liburn Aliu, me prejardhje nga Lugina, kanë afërsi familjare me rivalen, Ardita Sinani.

Zëvendësi i Shqiprim Arifit, në Sytë 7 bëri me dije se e kanë ftuar Kurtin në vizitë në Preshevë, por ende nuk kanë marr përgjigje pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat