Presidenti kroat takoi veteranët shqiptarë të luftës së Kroacisë

Lajme

Presidenti kroat takoi veteranët shqiptarë të luftës së Kroacisë

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 06:29
Zoran Milanoviq

Presidenti Millanoviq ka biseduar me delegacionin e Shoqatës së Mbrojtësve Shqiptarë të Kroacisë.

Presidenti i Republikës Zoran Milanoviq ka takuar këtë javë delegacionin e Shoqatës së Mbrojtësve Shqiptarë të Kroacisë në Luftën e Kroacisë, ku ishin kryetari i shoqatës Esad Çolaku, piloti ushtarak dhe nënkryetari i shoqatës Milaim Shukaj, komandant i Brigadës së parë vullnetare shqiptare Tomorr Buza dhe anëtarët e Shoqatës Tom Kaçinari, Gani Zahiti, Hajdar Dodaj dhe Martin Berisha.

"Anëtarët e Asociacionit e informuan Presidentin Milanoviq për përfshirjen e shqiptarëve gjatë Luftës së Atdheut, duke theksuar se në vitin 1991 një numër i madh i tyre iu përgjigjën thirrjes së kryetarit Franjo Tugjman për të lënë JNA-në e atëhershme dhe për të dalë në mbrojtje të Republikës së Kroacisë. Sipas tyre, në Brigadën e Parë Vullnetare Shqiptare, e cila u formua në shtator të vitit 1991 dhe ishte pjesë përbërëse e Brigadës 118 të Ushtrisë Kroate, iu bashkuan gati 600 shqiptarë, kryesisht nga Kosova. Me urdhër, ajo u dërgua në fushën e betejës Lika dhe mbrojti Kroacinë atje që më 13 tetor 1991.

Edhe pse luftuan për Kroacinë, statusi i Brigadës Vullnetare Shqiptare dhe anëtarëve të saj nuk është rregulluar deri më sot, kështu që anëtarët e Asociacionit ia theksuan këtë problem presidentit Millanoviq. Ata i paraqitën Presidentit të Republikës edhe një sërë dokumentesh që vërtetojnë pjesëmarrjen e brigadës së tyre në Luftën për Atdheun, por pavarësisht kësaj prej disa vitesh nuk kanë arritur të zgjidhin statusin e Brigadës Vullnetare Shqiptare pranë ministrive përkatëse. Për shkak të kësaj, thanë ata, shumë veteranë shqiptarë nuk mund t'i ushtrojnë të drejtat që u takojnë veteranëve kroatë", t
huhet në komunikatën e presidencës kroate.

Presidenca kroate njofton se gjatë vitit 1991 mbi 3000 shqiptarë e mbrojtën Kroacinë, 88 prej tyre u vranë dhe disa qindra u plagosën.

"Në takim me presidentin Millanoviq ishte edhe këshilltari special i presidentit për veteranët e Luftës së Atdheut, Marijan Marekoviq", thuhet në komunikan e presidencës kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat