ASK publikon statistikat e hotelerisë për korrik

Lajme

ASK publikon statistikat e hotelerisë për korrik

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për korrikun e këtij viti.

Sipas një ankete me 209 hotele që ushtrojnë veprimtarinë në Kosovë, është bërë e ditur se numri i vizitorëve në Kosovë në korrik ishte 53.820, ndërsa prej tyre 28.64 për qind ishin vendorë e 71.36 për qind të huaj.

Numri më të madh të vizitorëve e kishte rajoni i Prishtinës, 16.630, ndërsa për net-qëndrimi e kishte Rajoni i Pejës, 48.139.

Ndërsa sa i përket vizitorëve të huaj më së tepërmi kishte nga Shqipëria, Gjermania e Zvicra.

“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Sa

u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj”, thuhet nga Agjencia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat