Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët.

Të hënën, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë celsius.

“Të martën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por që minimalet do të jenë më të ulëta. Minimalet nga 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë vlerat e ditës së hënë”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Të mërkurën, kryesisht do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende kanë mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius”, thuhet tutje.

Ndërkaq të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius”.

Të premten, moti do të jetë kryesisht me diell dhe temperatura kryesisht të ngjashme.

“Minimalet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat