Zhvillimet e fundit, Vuçiqit i shkon një telefonatë nga Amerika

Lajme

Zhvillimet e fundit, Vuçiqit i shkon një telefonatë nga Amerika

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 14:07
Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vuçiq 

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vuçiq ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill. 

Vuçiq ka thënë se në këtë bisedë të gjatë me Hill ka theksuar se “Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara”.

Vuçiq në njoftimin për telefonatën ka thënë se gjithashtu ka theksuar “shqetësimin e serbëve në Kosovë dhe lëvizjen e njëanshme të Prishtinës të cilat venë në pikëpyetje sigurinë dhe stabilitetin e tyre dhe të gjithë rajonit”.

Kjo telefonatë i ka shkuar kreut të shteit serb pasi ky i fundit ka mbajtur një takim me qeverinë e Serbisë dhe me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë lidhur me situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat