​Parashikimi i motit për pesë ditë

Lajme

​Parashikimi i motit për pesë ditë

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e dytë e nëntorit parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas institutit, të hënën do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Të martën mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Të mërkurën, Mot me intervale të gjata me diell. Vranësira të pakta , kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Në mëngjes parashihet mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale.

Të enjten mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, por që vranësirat parashihen të jenë më intensive edhe për rreth viseve mesatare dhe të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Të premten. Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit dhe jugperendimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Gjatë vikendit sërish parashihen reshje të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat