Majko për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës: Aksion i Beogradit

Lajme

Majko për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës: Aksion i Beogradit

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 10:59
Pandeli Majko

Deputeti i Partisë Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar aksionin i braktisjes së institucioneve nga serbët në Kosovë.

Ai thotë është një aksion i organizuar nga Beogradi zyrtar.

Në një posim në Facebook, Majko shprehet se kjo që po ndodh aktualisht në Kosovë është rezultat i kthimit të statusit të “të fortit” në kulturën politike.

“Serbia po tenton shkatërrimin e statuskuosë në rajon. Kjo do të ketë, në kushte ekstreme, pasoja me një gjakderdhje pa rregulla e cila do të shpërndahet si sëmundje në rajon. Shqiptarët nuk kërkojnë më shumë se cfarë kanë aktualisht. Tregimi i tyre si “kokëforte” vec bën një barazim të padobishëm midis qëllimit shqiptar për paqen dhe atij serb për mospranimin e statusit që paqja u ka krijuar në rajonin e Ballkanit.

Moska është në pritje të konflikteve të cilat do ta ndihmojnë në situatën që e krijoji vetë me Luftën pushtuse në Ukrainë. Strategjia e saj nuk funksionon vetëm në kontratat shtetërore me Serbinë”, shkruan ndër të tjera Majko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat