Tmerruese: Dhunohet seksualisht një 71 vjeçare në Skënderaj, dyshohet se autori është 25 vjeçar

Lajme

Tmerruese: Dhunohet seksualisht një 71 vjeçare në Skënderaj, dyshohet se autori është 25 vjeçar

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 08:48 Përditësuar në ora: 10:22 më 09.11.2022
Foto ilustrim

Policia e konfirmon dhunimin e gruas në Skënderaj, jep detaje të reja

Policia ka konfirmuar dhunimin e një gruaje në Skënderaj.

Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Rasti ka ndodhur me 4 nëntor.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.

Tmerruese: Dhunohet seksualisht një 71 vjeçare në Skënderaj, dyshohet se autori është 25 vjeçar

Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është shndërruar në fenomen shqetësues, pasi që pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla.

Një rast tronditës dyshohet se ka ndodhur së fundi edhe në komunën e Skenderajt.

Mësohet se viktimë në këtë rast është një grua e moshuar nga fshati Klinë e Epërme, e cila dyshohet se u dhunua seksualisht nga një person i panjohur për të.

Rastin në Polici e ka denoncuar një i afërm i 72-vjeçares, i cili ka njoftuar se rasti i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fillim të këtij muaji.

E moshuara është intervistuar nga hetuesit policorë, ku para tyre ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen e tmerrshme me të cilën u përball, e të cilën dyshohet se ia shkaktoi një i ri i moshës rreth 25-vjeç.

Ajo është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat