Bërnabiç vijon akuzat për Kosovën

Lajme

Bërnabiç vijon akuzat për Kosovën

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 15:55
Ana Bërnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka deklaruar se marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të transferohen në të tjera.

Kështu është shprehur ajo në Singapor, derisa ka pretenduar se presidenti serb, Aleksandr Vuçiç, “po e jep më të mirën për të gjetur një zgjidhje që të ruhet paqja”, raporton e përditshmja serbe “Novosti”.

“Nuk jam optimiste, nuk e di se çfarë marrëveshje shtesë mund të arrihen, duke pasur parasysh që Prishtina I ka shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura më parë. Ne kërkojmë vetëm respektim të atyre që janë arritur”, ka thënë Bërnabiç.

Edhe një ditë më parë, kryetarja e Qeverisë serbe ka thënë se pajtohet me Shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili tha se 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën e Serbinë pa një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.

“Partnerët tanë evropianë dhe partnerët tanë në SHBA nuk mund të tolerojnë më shkelje të njëanshme të të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar dhe shpresoj se një marrëveshje me siguri do të arrihet”, ka thënë Bërnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat