Ischinger: Propozimi i “Trojkës” i 2007-ës, tani po diskutohet si nismë franko-gjermane

Lajme

Ischinger: Propozimi i “Trojkës” i 2007-ës, tani po diskutohet si nismë franko-gjermane

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 17:03
Wolfgang Ischinger

Diplomati amerikan, Wolfgang Ischinger, në një formë ka thënë se plani i paraqitur së fundmi si “franko-gjerman” është ide e vjetër.

Ai ka thënë se baza e planit të tanishëm është paraqitur prej tij, Ambasadorit të BE-së, Frank Wisner dhe Alexander Botsan-Kharshenko të  Rusisë, që para shpalljes së pavarësisë.

“Është kënaqësi që baza e idesë së “Trojkës” tonë, e propozuar nga 2007 është duke u diskutuar në një formë të re, si iniciativë franko-gjermane në rastin e Kosovës”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

Ai ka thënë se propozimi i bërë më 2007 ka dështuar “për shkak të një personi – Sergej Lavrov [ministër i Jashtëm i Rusisë]”.

Ishchinger ka qenë i kyçur në negociatat e Vjenës nga ku dhe më pas ka dalë propozimi i njohur si  “Pakoja e Ahtisaarit” mbi të cilën është shpallur pavarësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat