Ilir Meta ndan foton me ish-Presidenten e Kosovës dhe Lorik Canën

Lajme

Ilir Meta ndan foton me ish-Presidenten e Kosovës dhe Lorik Canën

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:44
Ilir Meta, Atifete Jahjaga dhe Lorik Cana

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një foto me ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Meta ndodhet në Kosovë, me rastin e Festës së Pavarësisë, ndërsa thekson se dita e sotme është edhe një ditë mirënjohje për të gjithë ata sportistë që kanë nderuar flamurin tonë kombëtar.

“Kënaqësi e veçantë që së bashku me ish Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga të shkëmbenim urimet për Festën e Flamurit me ish kapitenin legjendar të kuqezinjve, Lorik Canën.

Sot është një ditë mirënjohje edhe për të gjithë ata sportistë të talentuar që e kanë ngritur dhe nderuar Flamurin tonë Kombëtar në arenën ndërkombëtare me shumë dinjitet dhe sukses”, shkruan Ilir Meta në Facebook, ndërsa te tre kane konsumuar një kafe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat