Grabitja e armatosur në marketin e ‘Shell’; Publikohet momenti i konfrontimit të hajnit me punëtorët dhe arrestimi nga Policia

Lajme

Grabitja e armatosur në marketin e ‘Shell’; Publikohet momenti i konfrontimit të hajnit me punëtorët dhe arrestimi nga Policia

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 18:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot, në qytetin e Gjilanit, është arrestuar i dyshuari për arsye se ka tentuar të kryej grabitje në një lokal. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri me katër fishekë.

Një person me inicialet S.I është arrestuar në qytetin e Gjilanit. I dyshuari ka tentuar të kryej grabitje në një lokal afarist tregtar.

Fillimisht ai duke kërcuar me armë punëtorin te arka e shitjes, kishte arritur të grabiste një sasi të konsiderueshme të hollash, mirëpo punëtorët tjerë prezent kishin ndërhy dhe kanë arrit që të ndalin të dyshuarin, gjersa Policia kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë arrestuar atë.

Policia e Kosovës kanë konfiskuar një armë zjarri (revole) e modeli Browing Belgium me katër copë fishek. Gjatë hetimeve, janë gjetur prova se i dyshuari besohet se ishte i involvuar edhe në një rast tjetër për grabitje në një pike karburanti në qytetin e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat