​Viola Von Cramon: Na duhet një transparencë e plot e financave të mediave

Lajme

​Viola Von Cramon: Na duhet një transparencë e plot e financave të mediave

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 11:28
Pamje nga konferenca

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) po mban konferencën për Integritetin e Informacionit, DISICON, me temën “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?”.

Ambasadori i Tajvanit në Hungari, Shih Chung Liu ka thënë se bota po përballet me tri sfida.

"E tërë bota po përballet me tri sfida, konflikti, Covidi dhe klima. Invazioni i heshtur i Kinës ka qenë me vite të tëra, dhe ka të bëjë me versionin kinez, Kina po sulmon Tajvanin me mjete të njëjta. Kina synon të vendos një normë tjetër në Tajvan dhe që Tajvani është i Kinës", tha ai.

Ai ka shtuar se duhet të ketë luftim të dezinformatave dhe kontrollim të fakteve.

"Duhet një përpjekje që bashkërisht të adresojmë përpjekjet për luftimin e sulmit hibrid të Rusisë dhe Kinës. Duhet të fuqizojmë rezeliencën që ka të bëjë me diskutimin medial, kontrollimin e fakteve. Te luftojmë dezinformatën dhe të mbrohemi nga invazionet", u shpreh ai.

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropain Viola Von Cramon tha se peisazhi i Kosovës tregon që bizneset dhe politika janë të përfshira në media.

"Na duhet një transparencë e plot e financave të mediave", ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar që kanë publikuar mbi 60 rekomandime për lajmet e rreme.

"Mungesa e institucioneve, edhe nëse keni, qeveria e re nuk i beson personave që punojnë në këto institucione. Në aspektin e shoqërisë mediatike, ka shumë para në këtë sektor që po pretendohet si ndikim nga pala e tretë. Nuk është fort transparente sa i përket burimit të financimit, nëse ka akterë të tretë. Na duhet më shumë transparencë dhe rregullim, që të sigurohemi se çdo media të zbulojë burimin. Duhet më tepër kontrollues të fakteve, gazetarë investigativ", ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat