Gani Geci ishte çuditur me Rron Gjinovcin: Më pati thënë e kam lexuar Marxin 5 herë

Lajme

Gani Geci ishte çuditur me Rron Gjinovcin: Më pati thënë e kam lexuar Marxin 5 herë

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 21:04
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka thënë se është çuditur kur aktivisti Rron Gjinovci i kishte thënë se kishte lexuar pesë herë veprat e filozofit gjerman, Karl Marx.

Geci ka thënë se kishte shkuar te babai i Rronit, për ta porositur një kuzhinë shtëpie, meqë ai merrej me këtë punë.

“Erdhi Rron Gjinovci aty dhe më tha e kam lexu Marksin 5 herë”, tha Geci.

Për Gecin kjo ishte e çuditshme, pasi që, sipas tij, stërgjyshi i tij që vinte nga rajoni i Drenicës, ishte një ndër anti-komunistët më të mëdhenj.

Geci ka thënë se nuk mund ta pranojë ideologjinë komuniste.

Ai ka thënë se familja e tij tradicionalisht ka qëndruar në frymën e veprimtarëve anti-komunistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat