Politikani shqiptar: Shqipëria, në ditët më të zeza me këtë kryeministër! Kosova me fat që ka Albinin

Lajme

Politikani shqiptar: Shqipëria, në ditët më të zeza me këtë kryeministër! Kosova me fat që ka Albinin

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 08:49
Albin Kurti dhe Edi Rama

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili teksa i referohet raportit të fundit, që e rendit Shqipërinë si vendin me kapjen më të lartë të shtetit thotë se vendi ynë është në ditët më të zeza, pasi në krye ndodhet një kryeministër i korruptuar.

Vasili rendit faktet që tregojnë se Shqipëria është vjedhur egërsisht nga qeveria.

Numri dy i PL-së thekson se Shqipëria është më e korruptuara me treguesin më të lartë të korrupsionit, ndërsa Kosova me mire nga te gjithe me treguesin me te ulet.

“Diferenca mes Kosovës dhe Shqipërisë është vetëm qeverisja, ku ne Kosove drejton Albin Kurti serioz, i ndershëm dhe i përkushtuar, ndërsa ne Shqipëri Edvini i kapur, i pangopur dhe i korruptuar”, thekson Vasili.

Reagimi i Vasilit

Kosova me fat me Albinin e ndershem, ndersa Shqiperia ne dite te zeze me Edvinin e korruptuar!

Ja faktet, qe jemi te vjedhur egersisht nga qeveria, ndaj edhe jemi kaq te varfer!

Shqiperia me e korruptuara me treguesin me te larte te korrupsionit, ndersa Kosova me mire nga te gjithe me treguesin me te ulet.

Raportit i fundit “Monitorimi i sistemit të korrupsionit 2021”, të publikuar nga SELDI, Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim radhit Shqiperine me te korruptuaren.

❗️“Shqipëria vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ më i lartë në rajon me 57% të qytetarëve, që u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë realisht në transaksione korrupsioni”, thuhet në raport.

❗️Ndërsa Kosova ka shkallë më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni me 20% të qytetarëve që kanë paguar ryshfet të paktën në disa raste.

❗️Treguesin e presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili përqendrohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial ose institucional, Shqipëria e ka 45, më e larta në rajon.

Diferenca mes Kosoves dhe Shqiperise eshte vetem qeverisja, ku ne Kosove drejton Albin Kurti serioz, i ndershem dhe i perkushtuar, ndersa ne Shqiperi Edvini i kapur, i pangopur dhe i korruptuar.

Qeverisja e Edi Rames eshte pjellë e korrupsionit te tmerrshem, ajo eshte nxitese, mbeshtetese dhe perdoruese e organizuar e tij!

Edi Rama e ka kthyer ekonomine e vendit ne peng te oligarkeve dhe monopoleve, qe mbajne cmime te larta vrastare kunder cdo interesi te qytetareve.

Shihini vete realitet ne keta grafike dhe kuptoni qe varferia vjen vetem nga zhvatja masive e miliarda euro nga qeveria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat