Vazhdojnë dramat e Vuçiqit: Bisedon në telefon me gruan e ish-policit që dyshohet për sulm ndaj Policisë - ja mesazhi i tij

Lajme

Vazhdojnë dramat e Vuçiqit: Bisedon në telefon me gruan e ish-policit që dyshohet për sulm ndaj Policisë - ja mesazhi i tij

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 19:16
Aleksandar Vuçiq

Mediat serbe po raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me gruan e ish-policit serb të Kosovë, Dejan Pantiq.

Ky i fundit po dyshohet për sulm ndaj Policisë dhe zyrtarëve të KQZ-së.

Vuçiq citohet t’i ketë thënë bashkëshortes së Pantiq se ky i fundit nuk ka fshehur asgjë.

“Suzana, as ti dhe as fëmijët e tu nuk jeni vetëm. E di që Dejani nuk ka bërë asgjë dhe se faji i tij i vetëm duket se jeton në vendbanimin te Tre Soliterat”, – tha Vuçiq.

Ai tha gjithashtu se ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të bashkëshortit të saj nga partnerët ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat