Bërnabiq i kundërpërgjigjet Borrellit pas kërkesës për heqjen e barrikadave

Lajme

Bërnabiq i kundërpërgjigjet Borrellit pas kërkesës për heqjen e barrikadave

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 15:54
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka reaguar ndaj deklaratës së kryediplomatit evropian Josep Borrell i cili tha se “ grupet serbe duhet të heqin menjëherë barrikadat”.

Bërnabiq ka thënë se “me sa duket Quinti së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së Borrellin thonë se barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen sepse janë të paligjshme”.

“Interesante, ata nuk janë aq të zëshëm për paligjshmërinë e arrestimit të serbëve, për shembull Dejan Pantiqit, i cili u arrestua dje pa asnjë provë, apo kur policia e Kosovës shkel marrëveshjen e Brukselit duke hyrë të armatosur në komunat me shumicë serbe në veri me pushkë/tyta të gjata.

Ata njerëz në barrikada shprehin qartë protestën e tyre dhe e bëjnë në mënyrë paqësore. E vetmja mënyrë me të cilën mund të dëgjohen, për fat të keq, është në barrikada”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat