Mbyllen shkollat “deri në njoftimin e radhës”

Lajme

Mbyllen shkollat “deri në njoftimin e radhës”

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 09:45
Bllokimi i rrugëve në fshatin Rudarë në veri të Kosovës, 12 dhjetor 2022.

Shkollat fillore dhe të mesme në komunat në veri të Kosovës nuk do të punojnë deri në njoftimin e radhës, për shkak të situatës aktuale të sigurisë, konfirmoi drejtori i shkollës fillore “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut, Miodrag Jovanoviq, për Radion Evropa e Lirë.

Ai nuk dha detaje se deri kur nuk do të shkojnë nxënësit në shkollë, por vetëm tha se një vendim i tillë është marrë të dielën mbrëma.

“Me shumë gjasa” është marrë nga institucionet kompetente, tha ai.

Shkollat në mjediset serbe në veri të Kosovës funksionojnë nën sistemin e Serbisë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat