Tahiri: Reagimi i unifikuar i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së i jep përgjigje kërkesës së çmedur të Serbisë

Lajme

Tahiri: Reagimi i unifikuar i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së i jep përgjigje kërkesës së çmedur të Serbisë

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 14:51
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se reagimi i unifikuar i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ndaj barrikadave të strukturave kriminale të Beogradit i jep më së miri përgjigje kërkesës së Serbisë për kthimin e një mijë trupave serbe në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 1244.

Në një postim të Facebook, Tahiri thotë se Kosova është projekti më kuptimplotë i luftës për liri, demokraci dhe pavarësi në Evropë.

“Reagimi i unifikuar i ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ndaj barrikadave të strukturave kriminale të Beogradit në veri të Republikës së Kosovës, është përgjigjja më e mirë ndaj kërkesës së çmendur të Serbisë në kontekst të Rezolutës 1244. Kosova është projekti më kuptimplotë i luftës për liri, demokraci dhe pavarësi në Evropë. Kështu do të jetë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat