Ish-diplomati serb: Vuçiq krijonte incidente pastaj prezantohej si paqebërës, kësaj here i kaloi linjat e kuqe

Lajme

Ish-diplomati serb: Vuçiq krijonte incidente pastaj prezantohej si paqebërës, kësaj here i kaloi linjat e kuqe

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:44
Nebojsha Vujovic

Nebojsha Vujovic, ish-diplomat në Serbi, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, krijon incidente e pastaj paraqitet si paqebërës.

Por thotë se tani e ka kaluar kufirin, ka raportuar kossev.

Ai në mënyrë metaforike thotë se me veprimet e tij, Vuçiq e zgjoi “dhelprën amerikane” dhe e “qëlloi vetën në këmbë”.

Po ashtu Vujovic, ka thënë se dërgimi i forcave serbe në Kosovë për momentin nuk është i realizueshëm si synim.

“Ideja e kthimit të forcave serbe në Kosovë po hiqet nga sirtari për qëllime propagandistike dhe për momentin nuk është e realizueshme”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat