Presidenti Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Lajme

Presidenti Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 14:34
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur sot dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Begaj uron përzemërsisht autoritetet e Kosovës për përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit, si dhe i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës.

Më tej Presidenti Begaj është shprehur se antarësimi i Kosovës do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.

Kujojmë se ditën e sotme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i dorëzoi Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ndërsa ditën e djeshme në një ceremoni, tre krerët e shtetit, Presidentja Osmani, Kryeparlamentari Konjufca dhe Kryeminsitri Kurti nënshkruan mbi dokumentacionin e aplikimit. Ata e cilësuan si një ditë historike e hap të rëndësishëm që duhet ndërmarrë Kosova drejt integrimit të saj europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat