Arrestohet një ish-polic serb në veri, dyshohet për krime lufte

Lajme

Arrestohet një ish-polic serb në veri, dyshohet për krime lufte

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Ish-polici i Kosovës i nacionalitetit serb me inicialet S. T. (emër i njohur për redaksinë) rreth 50-vjeçar është arrestuar mbrëmë në shtëpinë e tij në "Lagjen e boshnjakëve" në veri të Mitrovicës.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ai është arrestuar për shkak të dyshimeve për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë.

Sipas këtyre burimeve, i arrestuari është nga fshati Novolan i Vushtrrisë.

Ai ka shërbyer në Policinë e Kosovës - stacioni Mitrovicë Veriore nga viti 2013 deri para disa ditësh kur ka lënë shërbimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat