Bërnabiq: Serbët janë në barrikada për t’ia kujtuar Brukselit Marrëveshjen e Brukselit

Lajme

Bërnabiq: Serbët janë në barrikada për t’ia kujtuar Brukselit Marrëveshjen e Brukselit

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 10:30
Ana Brnabiq

Serbët janë në barrikada për të mbrojtur Marrëveshjen e Brukselit dhe për t’ia rikujtuar Brukselit atë marrëveshje, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Brnabiqit.

Në një intervistë për televizioni publik serb Brnabiç u shpreh se “serbët e Kosovës thjesht duan që ajo marrëveshje e vitit 2013 të implementohet”.

“Fatkeqësisht, serbët e Kosovës dëgjojnë nga Brukseli dhe Uashingtoni vetëm kur ata dalin në barrikada. Dhe, edhe atëherë jo shumë mirë. Ata janë aty për të kërkuar të drejtat e tyre themelore,  asgjë më shumë”, vazhdoi ajo.

Tërheqja e tyre prej institucioneve që nga 5 nëntori, Brnabiç tha se ka të bëjë me Marrëveshjen e Brukselit, përmes të cilës, siç tha ajo, në rend të parë ata kanë hyrë në institucionet e Kosovës.

“Në fund të fundit, ata kanë hyrë në institucione falë Marrëveshjes së Brukselit. Kur Albin Kurti thotë se nuk ka Marrëveshje të Brukselit për të, atëherë unë nuk mund ta di se ku qëndroka problemi që serbët nuk janë më në institucione”.

Kryeministrja serbe pati ankesa ndaj ShBA’së, MB’së dhe BE-së, për çka tha se është “thellësisht e zhgënjyer me konceptet e të drejtave njerëzore që ekzistojnë te ata”.

Situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, Brnabiq e quajti “në prag të konfliktit” derisa akuzoi edhe forcën e paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, për mosveprim.

Ajo tha se që kur KFOR-i është prezent në Kosovë “312 vendbanime janë pastruar etnikisht”. Mes tjerash, ajo i kërkoi Uashingtonit dhe Brukselit për t’i bërë presion palës kosovare për të themeluar Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe.

Janë bërë tashmë më shumë se 10 ditë që kur serbët në pjesën e veriut kanë vendosur disa barrikada pas arrestimit të ish-policit nga komuniteti serb, Dejan Pantiç, pasi ky i fundit dyshohet për “sulm terrorist”.

Së pari, serbët u dorëhoqën masivisht nga institucionet e vendit pas vendimit qeveritar për të ndaluar targat e paligjshme “KM, PZ, etj” dhe konvertimin e tyre në ato të Republikës së Kosovës (RKS).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat