​Kërkohet të rritet vetëdija për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Lajme

​Kërkohet të rritet vetëdija për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 11:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka mbajtur konferencën vjetore me temën: “Aspekte dhe sfida të edukimit në trashëgimi kulturore”.

Kryetarja e Bordit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Zanita Halimi tha se është e domosdoshme që të rritet vetëdija për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

"E vetmja mënyrë për të shpëtuar këto arritje është transmetimi i njohurive. Rëndësia e edukimit për trashëgimi kulturore është e padiskutueshme, përpjekjet për ta ruajtur trashëgiminë kulturore është rritur kudo në botë kohëve të fundit. E dimë që përmes trashëgimisë kulturore marrim njohuri, por atyre u bashkohet edhe aftësia për reflektim të të rinjve", ka thënë ajo.

Këshilltarja e ministrit të Kulturës, Nora Arapi tha se gjatë këtij viti kanë zhvilluar dy programe dhe kanë ndërmarrë masa emergjente me qëllim të mbrojtjes se trashëgimisë kulturore.

"Në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore kemi ndërmarrë masa emergjente dhe programe të restaurimit. Gjatë këtij procesi kemi qenë në bashkëpunim me Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Edukimi, vetëdijesimi dhe promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore është jetik. Jemi të vetëdijshëm që këtu qëndrojmë më keq, rezultatet nuk janë ato qe kanë qenë të pritshme", ka shtuar Arapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat