Ky është kërcënuesi i deputetes Ganimete Musliu, erdhi në Kosovë me ftesë të policisë

Lajme

Ky është kërcënuesi i deputetes Ganimete Musliu, erdhi në Kosovë me ftesë të policisë

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 18:20
Pal Radi

Policia e Kosovës e ka identifikuar kërcënuesin e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Pas denoncimit të deputetes së PDK-së më 3 dhjetor 2022, e cila ishte kërcënuar nga një qytetar në rrjete sociale, Prokuroria dhe Policia menjëherë kishin nisur hetimet dhe përmes bashkëpunimit me shtetet e rajonit tonë, kishin arritur ta identifikojnë kërcënuesin e saj.

Media nga burime brenda Policisë së Kosovës ka mësuar se kosovari që e ka kërcënuar deputeten Ganimete Musliu jeton në diasporë dhe me ftesë të hetuesisë, ai ka ardhur në Kosovë dhe është paraqitur vetë në polici.

Sipas informacioneve të para mësohet se i dyshuari që ka kanosur Musliun nuk ka raste penale të hapura në të kaluarën.

Media ka mësuar se i dyshuari quhet Pal Radi dhe ai jeton në Split të Kroacisë.

Pas denoncimit të deputetes Ganimete Musliu, prokurori i shtetit kishte bërë inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale ‘Kanosje’. Ndërsa, veprimet e tjera ligjore kishte paralajmëruar se do të merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit për intervistim.

Media ka kontaktuar edhe me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila nuk ka pranuar të flasë rreth këtij rasti, duke thënë se pas denoncimit kjo është çështje e prokurorisë dhe policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat