N.P.L “Përparimi” Sh. A në Vushtrri, shpall konkurs

Lajme

N.P.L “Përparimi” Sh. A në Vushtrri, shpall konkurs

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 16:02
N.P.L “Përparimi” Sh. A në Vushtrri

Në mbështetje të nenit 8, nenit 10 nën par. 2.1 dhe 2.2, nenit 15 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës i shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, më datë 01.12.2010, nenit 14 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë i shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës me datë 03.06.2008, lidhur me nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik i cili është pjesë e Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, i cili është i shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës me datë 31.10.2017, nenit 11, nenit 21 nën par. 2.1 dhe 2.2, nenit 25 të Rregullores Nr. 55/21 për Marrëdhënien e Punës të N.P.L “Përparimi” Sh. A., në Vushtrri e miratuar me datë 21.12.2021 nga Bordi i Drejtorëve të N.P.L “Përparimi” Sh. A – Vushtrri, e duke u bazuar në vendimin me nr. 1316/22  të datës 19.12.2022 të Kryeshefit Ekzekutiv, N.P.L “Përparimi” Sh. A me datë 19.12.2022 shpall:

 

KONKURS PUBLIK

(Për plotësimin e vendeve të lira të punës “Zyrtar Certifikues”, “Pastrues të Zyrave dhe Objekteve”, dhe “Sigurim Fizik”)

 

  1. Titulli: Zyrtar Certifikues;

Numri i ekzekutuesve: 1;

Orët e punës: 40 orë në javë;

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar, mirëpo që do t’i nënshtrohet periudhës së punës provuese prej gjashtë (6) muaj.

Përgatitja profesionale: Fakulteti Ekonomik – Bachelor apo Master;

Përvoja e punës: Preferohet tri (3) vite;

I raporton: Kryeshefit Ekzekutiv;

Koeficienti i pagës: Sipas akteve të brendshme të ndërmarrjes;

 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

 

  • Në pajtim me mbikëqyrësin harton planin e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në  bazë të objektivave të ndërmarrjes dhe jep rekomandime lidhur me objektivat e ndërmarrjes;
  • Siguron që kushtet e zbatueshme të një kontrate publike të jenë përmbushur para  autorizimit të pagesave sipas kontratës;
  • Siguron që shpenzimi i parave të ndërmarrjes sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me  rregullat KMF (kontrolli i menaxhimit financiar);
  • Ushtron të gjitha detyrat, të cilat janë caktuar sipas rregullave të KMF;
  • Në të gjitha rastet e mosrespektimit të ligjeve në fuqi, duhet që të informojë me shkrim Kryeshefin Ekzekutiv, Zyrtarin Kryesor Financiar dhe të thesarit, dhe cilindo zyrtar tjetër të rangut të lartë në ndërmarrje;
  • Për rastet e mosrespektimit të Ligjit mbi prokurimin publik, gjithashtu duhet t'i raportojë auditorit të brendshëm;
  • Certifikon realizimin e të gjitha shpenzimeve të ndërmarrjes;
  • Për punën që kryen i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv;
  • Kryen punë tjera në bazë të urdhrave të menaxhmentit;

Kushtet e veçanta

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Uord, Excel, Pouer Point, Access etj.);

Aplikacionit i duhet bashkangjitur:

 

  • Formulari për aplikim i N.P.L “Përparimi” Sh. A - Vushtrri.;
  • Dëshmitë për kualifikimin shkollor (Diploma të sillet e noterizuar);
  • Ekstraktin e lindjes (Duhet të jetë origjinal);
  • Certifikatën nga Gjykata e cila dëshmon që nuk është nën hetime dhe të sillet në formë origjinale (jo më e vjetër se 6 muaj);.
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Kopjen e letërnjoftimit;

___________________________________________________________________________

  1. Titulli: Pastrues i Zyrave dhe Objekteve;

Numri i ekzekutuesve: 2;

Orët e punës: 40 orë në javë;

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar një (1) vit nga të cilat gjashtë (6) muaj do të jenë punë provuese, me mundësi vazhdimi;

Përgatitja profesionale: Shkolla fillore;

Përvoja e punës: Nuk kërkohet përvojë pune;

I raporton: Udhëheqësit të Njësisë së Mirëmbajtjes - Pastrimit të Zyrave dhe Objekteve;

Koeficienti i pagës: 3.2;

 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

 

  • Do të bëjë pastrimin e zyrave dhe objekteve varësisht nga marrëveshjet që ka punëdhënësi me palët e treta;
  • Do të bëjë ruajtjen e mjeteve të punës të cilat përdoren për pastrim;
  • Do të pastrojë të gjitha hapësirat për të cilat udhëzohet nga eprori;
  • Do të ndjekë rregullat e higjienës dhe rregullat e sigurisë sipas udhëzimeve të eprorit si dhe përgjegjësitë e tjera të cilat ndërlidhen me vendin e punës dhe në bazë të kërkesës së eprorit;
  • Për punën që kryen i përgjigjet Udhëheqësit të Njësisë së Mirëmbajtjes-Pastrimit të Zyrave dhe Objekteve;
  • Kryen dhe punë tjera në bazë të urdhrave nga menaxhmenti i ndërmarrjes;.

Kushtet e veçanta

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

Aplikacionit i duhet bashkangjitur:

 

  • Formulari për aplikim i N.P.L “Përparimi” Sh. A - Vushtrri;
  • Dëshmitë për kualifikimin shkollor (Diploma të sillet e noterizuar);
  • Ekstraktin e lindjes (Duhet të jetë origjinal);
  • Certifikatën nga Gjykata e cila dëshmon që nuk është nën hetime dhe të sillet në formë origjinale (jo më e vjetër se 6 muaj);.
  • Dëshmitë për përvojën e punës (Nuk është obligative);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

___________________________________________________________________________

  1. Titulli: Sigurim Fizik;

Numri i ekzekutuesve: 1;

Orët e punës: 40 orë në javë;

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar një (1) vit nga të cilat gjashtë (6) muaj do të jenë punë provuese, me mundësi vazhdimi;

Përgatitja profesionale:  Shkolla e mesme;

Përvoja e punës: Preferohet gjashtë (6) muaj;

I raporton: Udhëheqësit të njësisë së Sigurimit Fizik;

Kushtet e veçanta: Shkathtësi  fizike, preferohet të ketë të përfunduar trajnime nga fusha e sigurisë fizike e preferuar;

Koeficienti i pagës: 3.2;

 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

 

  • jetë i aftë me orar plotë dhe pa kufizime kryejë detyrat e punës;
  • Përkujdeset mbi sigurimin e objektit dhe pasurisë të organizatës, institucionit publik;
  • Në  rast ndonjë rreziku lajmëron menjëherë personat kompetent;
  • Sipas nevojës mund caktohet edhe në lokacion tjetër për sigurim fizik;
  • Është i obliguar përdorë të gjitha mjetet e parapara të mbrojtjes në punë;
  • Të jetë i aftë që të përdor mjetet kundër zjarrit;
  • Për punën qe e kryen i përgjigjet udhëheqësit të njësisë së Sigurimit Fizik;
  • Kryen dhe punë tjera në bazë të urdhrave nga menaxhmenti i ndërmarrjes;.

 

 

Aplikacionit i duhet bashkangjitur:

 

  • Formulari për aplikim i N.P.L “Përparimi” Sh. A. - Vushtrri;
  • Dëshmitë për kualifikimin shkollor (Diploma të sillet e noterizuar);
  • Ekstraktin e lindjes (Duhet të jetë origjinal);
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Certifikatën nga Gjykata e cila dëshmon që nuk është nën hetime dhe të sillet në formë origjinale (jo më e vjetër se 6 muaj);.

 

 

Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit.

 

Kandidatët e interesuar, formularin për aplikim mund ta marrin dhe ta dorëzojnë në zyrat e N.P.L “Përparimi” Sh. A në qytetin e Vushtrrisë, rr. “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nr. 82, (ish objekti i TMK-së afër Gjykatës Themelore Mitrovicë - dega në Vushtrri) çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe e-mail adresën. Shpallja është e hapur nga data 20.12.2022 deri me datë 04.01.2023 në ora 16:00.

 

N.P.L “Përparimi” Sh. A në Vushtrri ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për informata shtesë mund të kontaktoni në këtë nr.tel. 044 - 157 - 075.

 

Vërejtje: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat