Plas keq mes Zana Avdiut dhe avokates së njohur: Më kërko falje! Unë nuk jam armik i shqiptarëve

Lajme

Plas keq mes Zana Avdiut dhe avokates së njohur: Më kërko falje! Unë nuk jam armik i shqiptarëve

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 10:16
Zana Avdiu

Zana Avdiu dhe Enida  Bozheku, të ftuara në “Opinion” në Tv Klan u përplasën në një debat lidhur me statusin e aktivistes për veprimin e Granit Xhakës ndaj lojtarit serb në ndeshjen e Botërorit. Eksperti Gjeladini u shpreh se Avdiu ka marrë reagime pozitive nga serbët për statusin e saj, ndërsa Bozheku u tha me ironi “armiku i armikut tim është miku im”. Kjo ‘ndezi’ gjakrat mes dy të ftuarave pasi Avdiu nuk e cilëson veten armike të shqiptarëve dhe i thotë Bozhekut t’i kërkojë falje, ndërsa ajo kundërshton.

Zana Avdiu: Nuk jam armike e shqiptarëve dhe kisha pasur shumë qejf që të kesh kujdes dhe të kesh një gjuhë korrekte sepse të thuash “armiku, armiku yt është miku im” është një nxitje urrejtjeje këtu në studio kundër meje. Tani do kërkosh falje sepse unë nuk jam armik i shqiptarëve.

Enida Bozheku: Nëse do sherr, bëjmë sherr.

Zana Avdiu: Nuk jam armik i shqiptarëve dhe unë flas çdo ditë, punoj çdo ditë për të mbrojtur këtë vend, për të mbrojtur Kosovën.

Enida Bozheku: Zonjë e nderuar, unë bëra …

Zana Avdiu: Duhet ta tërheqësh dhe të kërkosh falje.

Enida Bozheku: Jo, nuk të kërkoj  falje njëherë se unë faljen e konsideroj të shenjtë dhe e jap atëherë kur realisht gaboj dhe duhet ta jap dosido, e para. E dyta,  më dëgjo argumentin.

Zana Avdiu: Nuk jam armike e shqiptarëve.

Enida Bozheku: Tani  nëse do të më sulmosh dhe të bësh zhurmuesin, fol. Unë bëra një batutë,  quhet batutë, ironi, sarkazëm, janë tre elemente që lidhen me leksikun dhe gjuhën e komunikimit.

Zana Avdiu: Jo në  këtë rast.

Enida Bozheku: “Armiku i armikut tim” lidhet me Serbinë sepse në mendësinë, ne flasim në aspektin kriminal më të zgjeruar se ajo çka po thua ti, ku mendësia e atij tjetrit që e konsideron zotin Xhaka për arsye të mirëditura, s’ka nevojë t’i përsëris këtu, historike dhe të të gjitha gjërave që ka kaluar historia  e shpejtë e shqiptarëve të Kosovës, se janë shqiptarë të Kosovës të mos e harrojmë, të  cilët serbët në një moment të atillë kur gjejnë tek ti një shprehje të tillë që sulmon në një moment të tillë entuziazmi Granit Xhakën për një veprim të tillë…

Zana Avdiu: Nuk sulmoj, nuk ka qenë sulm.

Enida Bozheku: Pusho, tani po flas unë.

Zana Avdiu: Jo, jo po flet për rastin tim.

Enida Bozheku: Po  flas unë, po të jap shpjegimin teknik si përdoret në gjuhës  si përdoret “armiku i armikut tim është miku im”. Ky  është një term që është përdorur që në kohë të luftërave. Të këshilloj të lexosh Napoleonin,Atilën, kë të duash ti, të jap një sërë me libra dhe lexo kë të duash ti. U kuptuam?

Zana Avdiu: Jo, s’u sqaruam aspak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat