Petkoviç e quan televizionin serb N1 “propagandë të Prishtinës”, raportuan për protestën në Rudare me shifra të Policisë së Kosovës

Lajme

Petkoviç e quan televizionin serb N1 “propagandë të Prishtinës”, raportuan për protestën në Rudare me shifra të Policisë së Kosovës

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 17:57
I ashtuquajturi drejtor të një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

Drejtori i të ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, e ka akuzuar televizionin N1 në gjuhën serbe si “portal propagande i Prishtinës”, pasi ky televizion iu referua komunikatës së Policisë së Kosovës se në Rudare morrën pjesë 1 mijë e 500 protestues, e jo 10 mijë siç pretenduan zyrtarët serbë.

“Mediat e Kurtit dhe të [Dragan] Shollakut si N1 u bënë bashkë kundër grumbullimit të mahnitshëm në Rudare. Vetëm se ju përdorni propagandën dhe dezinformatat e Prishtinës se në protestë ishin 1 mijë e 500 njerëz, por fotografitë flasin më zëshëm se gënjeshtrat e juaja. Uniteti i serbëve ju pengon”, ka shkruar Petkoviç.

Në shkrimin e tij ai bashkëngjiti fotografi të printuara të lajmit të N1 duke vendosur barazi me një lajm në gjuhën shqipe.

Krerët e shtetit serb vazhdimisht sulmojnë televizionin serb N1 për “propagandë anti-serbe” dhe gazetarët e këtij televizioni janë subjekt i madh i kërcënimeve dhe sulmeve që adresë përfundimtare kanë shtetin serb.

Dragan Sholak, i cili u targetua në këtë cicërimë të Petkoviçit, është një miliarder, biznesmen dhe manjat mediatik serb dhe zakonisht vlerësohet si njeriu më i pasur në Serbi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat