Dyshohet se Mjekiqi rrahu gruan e tij të dytë, Avdiu: Moralizuesit, njerëzit më të pamoralshëm

Lajme

Dyshohet se Mjekiqi rrahu gruan e tij të dytë, Avdiu: Moralizuesit, njerëzit më të pamoralshëm

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 19:23
Zana Avdiu dhe Behar Mjekiqi

Në media sot u raportua se imami Behar Mjekiqi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij të dytë.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar aktivistja Zana Avdiu.

Siç u shpreh ajo, Mjekiqi nuk ka ushtruar dhunë ndaj gruas, por ndaj “dashnores” që ajo thotë se Mjekiqi ia ka dërguar në shtëpi gruas së tij dhe familjes.

Postimi i plotë i Avdiut:

Nuk e paska rrehe gruan, po dashnoren, qe ia ka cu edhe ne shpi gruas e familjes.

Ne Kosove, 68% e grave kane perjetu dhune ne familje.

E qikjo osht qajo shoqnia qe e promovon familjen, kishe.

Familje nuk eshte kur te dhunon. Familje nuk eshte kur te mashtron. Familje nuk eshte kur te shtype.

Krejt kete “luften” per me mbrojte “familjen” e keni rrene, qe e perdorni per me mbajte kete gjendje cfare eshte.

Ps, a do te kete reagim te shoqnise per hoxhen, si per vajzen nga Librazhdi. A e ka shkele nderin ky a jo?

Knej plot “moral” llafet, e knej punen berllok. Pra bash qato cka e quajne moral e shkelin me dy kamte. E kjo e verteton qe moralizuesit, jane njerezit ma te pamoralshem. Vec hyni lexoni komente neper portale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat