Ish-agjenti i UDB-së dhe SHIK-ut, Fatmir Sheholli: Një këshilltar i Kurtit më tha se “po të përcjellin AKI-ja”

Lajme

Ish-agjenti i UDB-së dhe SHIK-ut, Fatmir Sheholli: Një këshilltar i Kurtit më tha se “po të përcjellin AKI-ja”

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 22:10
Fatmir Sheholli

Komentatori politik, Fatmir Sheholli ka shpalosur disa detaje të pa thëna më parë duke pretenduar se një këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti i ka thënë se ai është në përcjellje nga AKI-ja ose një polici private e Vetëvendosjes.

Sheholli ka thënë se kjo nuk është krejtësisht e pa bazë pasi që ai këtë deklaratë e ka të dokumentuar.

“Një këshilltar i Kurtit e kom të dokumentuar vjen edhe më thotë që janë të ka përcjellin, tha ja janë duke të përcjellë këta të AKI-së ja të një polici private e VV-së. Thash çka je ka thu, për Zotin më tha ashtu, të shkrume e kam këtu. S’ja ka futur kot se kur e kam thirr në takim të dytë këtë këshilltarin e Kurtit hajde me mua në të njëjtin vend, ai nuk ka ardh dhe është dashur me shku në një vend krejt tjetër.”, ka thënë Sheholli.

Tutje Sheholli ka folur edhe për deklaratën e kryeparlamentarit Konjufcës për të mos e marrur në intervista Shehollin duke thënë se i ka bërë përshtypje mënyra se si edhe kryeministrja serbe, Bërnabiq ua ka thënë të njëjtën gjë mediave serbe.

Një javë ditë përpara ka thënë Ana Bërnabiq mediave serbe mos e thirrni Shehollin për deklarata e keni publike. Dhe thashë çfarë u bë si me u kordinu me Konjufcën.

Atje thonë që punojë për SHIK-un këtu për UDB. Kordinimi i Konjufcës me Ana Bërnabiqin më la përshtypje si është e mundur si më bë marrëveshje. Të njëjta fjalë si Bërnabiqi i ka thënë ciceruesi i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.”, ka thënë Sheholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat