“Ai është mirë, i ka edhe ilaçet e nevojshme”, flet avokati i Dejan Pantiq, ish-policit serb i arrestuar në veri

Lajme

“Ai është mirë, i ka edhe ilaçet e nevojshme”, flet avokati i Dejan Pantiq, ish-policit serb i arrestuar në veri

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 22:46
Moment nga arrestimi i ish-policit serb, Dejan Pantiq

Ish-polici i arrestuar në veri, Dejan Pantiq, ka deklaruar se është mirë dhe se nuk ka kurrfarë ankese.

Pas një bisede telefonike me Pantiqin, avokati i tij Ljubomir Pantoviç ka thënë për N1 se “ndjej që ai [Pantiq] është thjesht i shqetësuar pasi është arrestuar tashmë që 13 ditë në pamundësi për të komunikuar as me familjarët”.

Sipas N1, avokati i Pantiç ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për t’i mundësuar ish-policit serb të vizitohet nga familja ose avokati, si dhe të paktën një telefonatë, por se vetëm kjo e fundit i është lejuar.

Ish-polici Dejan Pantiq ka konfirmuar se ka gjithçka që i nevojitet, përfshirë këtu edhe ilaçet.

Pantoviq tha se klienti i tij po mbahet në burgim nën akuzat për akt terrorist.

Kujtojmë se shefi i Operacioneve i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka njoftuar se Pantiq ndodhet në stacionin policor në Jarinjë.

“Ky njeri ndodhet në stacionin policor në Jarinjë. Ai jeton në kushte siç jetojnë zyrtarët tonë policorë në atë stacion policor. Ai nuk fle në karrige, ai fle në shtrat, i ofrohet shërbimi, ushqimi, uji, medikamentet që ia ka përshkruar mjeku. Ne i kemi siguruar medikamentet edhe në rrugë tona para se të arrijnë ato që i ka përshkruar mjeku. Edhe një ekip mjekësor nga EULEX e ka vizituar. Ne jemi të hapur për ta monitoruar këtë punë dhe për të parë kushtet atje”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Pantiq do të duhej të ishte në qendrën e paraburgimit e jo të mbahej në stacion policor, e për këtë thotë se kanë dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat