Kush është Patriarku serb që (s’)u ndalua të hyjë në Kosovë?

Lajme

Kush është Patriarku serb që (s’)u ndalua të hyjë në Kosovë?

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 14:18
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije

“Ne të gjithë e dimë që përgjat historisë janë ndërruar kufijtë e shteteve dhe vendeve ku njerëzit kanë jetuar, dhe ne nuk jemi shumë të sigurt për këtë se në në një histori ku gjithçka është relative ato [kufijtë] nuk do të ndryshojnë në të ardhmen”.

Ky është një mesazh “paqeje” i dhënë këtë vit nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, gjatë hapjes së punimeve të ndërtimit të një autostrade mes Beogradit dhe Banja Llukës. Vizita e këtij të fundit në Kosovë e planifikuar për 26-28 dhjetor nuk u realizua, ngase nuk i pëlqyen parakushtet e vendosura nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Porfirije, me t’u zgjedhur në krye të Kishës Ortodokse Serbe, u identifikua si një njeri i afërm me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili para zgjedhjes së tij edhe ashtu i kishte bërë të ditura simpatitë e tij për kastën udhëheqëse të Serbisë dhe presidentin e saj.

Nga viti 2010 deri në vitin 2011 Porfirije ka qenë peshkop i ushtrisë serbe, e më pas koordinator për bashkëpunim ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe ushtrisë serbe.

A u ndalua të hyjë në Kosovë?

Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriç, e quajti “lajm pikëllues në ditë krishtëlindjesh” gjoja “ndalimin” e vizitës patriarkut.

Mëpastaj u deklaruan edhe nga institucioni ortodoks. Porfirije i bën thirrje autoriteteve nga Kosova të kthejnë mbprasht “vendimin diskriminues”, thanë ata.

”Porfirije pret që ky vendim tejet diskriminues të shfuqizohet dhe u bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë që të ndalojnë me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të serbëve ortodoksë që jetojnë në provincë, në tokën e të parëve të tyre, ku serbët njerëzit kanë jetuar vazhdimisht për të paktën 1500 vjet”, thuhet në deklaratën e tyre.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës deklaruan se nuk ia kanë ndaluar vizitën patriarkut, por se i kanë shtruar disa kërkesa atij, shkruan Reporteri.net.

Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas përgjigjes kthyer ndaj këtij instuticoni, kërkoi që Kryepatriarku të distancohej nga aktet mbështetëse ndaj, siç thanë ata, “përfshirjes aktive në dhënien e mbështetjes ndaj grupeve kriminale që po mirëmbajnë barrikadat në pjesën veriore të Republikës së Kosovës për rreth 16 ditë deri më tani”.

Mes tjerash, Qeveria përmendi edhe priftin beogradas i cili hyri ilegalisht në Kosovë përmes rrugicave alternative, duke e pranuar edhe publikisht, se një gjë të tillë e bëri për t’iu shmangur patrollave të KFOR’it.

“Në pajtim me të lartpërmendurat, Qeveria e Republikës së Kosovës pret që Kisha Ortodokse Serbe të dënojë akte të tilla, si parakusht për ta pranuar vizitën e tij”.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi  Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, qartësoi MPJD në një komunikatë.

Kisha Ortodokse Serbe është denoncuar në një numër rezolutash në Parlamentin Evropian, veçanërisht pas agresionit rus mbi Ukrainën që nga 24 shkurti, si hartuesja dhe ushqyesja më e madhe e narrativave pro-ruse dhe anti-evropiane.

Mes tjerash, disa Rezoluta të PE’së e kanë vënë theksin edhe te roli i tyre në shkaktimin e përçarjeve etnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat