Barrikadat në veri nuk janë risi, kështu kishte ndodhur edhe në Knin të Kroacisë

Lajme

Barrikadat në veri nuk janë risi, kështu kishte ndodhur edhe në Knin të Kroacisë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 12:17
Kroaci

Vendosja e barrikadave në veri të Kosovës nga ana e bandave kriminale serbe nuk është diçka e re.

Një metodë të tillë ata e kishin përdorur në shumicën e vendeve të ish-Jugosllavisë, kur kishin luftuar kundër kroatëve dhe boshnjakëve.

Gjatë 17 gushtit të vitit 1990, serbët e Kroacisë patën bllokuar rrugët përreth qytetit Kninit, duke vendosur mjete të rënda transportuese por edhe zhavorr e drunj, në atë që quhej si “revolucioni i drunjve”.

Me veprime të tilla serbët në Kroaci dëshironin ta mbanin nën kontroll Kninin, dhe të largonin sa më shumë kroatët nga qyteti i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat