Pas vendimit të Pantiqit, Vuçiqi thotë: “Është mirë të hiqen barrikadat”

Lajme

Pas vendimit të Pantiqit, Vuçiqi thotë: “Është mirë të hiqen barrikadat”

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 16:43
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u shpreh sot pas vendimitpër Dejan Pantiqit për t’u dërguar në arrest shtëpiak, se përfaqësuesit e kësaj liste kanë folur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, dhe se i cili iu ka thënë që “”do të ishte mirë që hiqeshin barrikadat.”

“Pas këtij takimi do të flasim me njerëzit tanë në Kosovë. Morëm lajme të rëndësishme për lirimin e Dejan Pantiqit, Nedeljkoviqit dhe personave tjerë të arrestuar. Kemi lexuar për garancitë e BE-së dhe ShBA-ve se s’do të ketë më arrestime të njerëzve tjerë, duke marrë pjesë në protestat paqësore të shkaktuara nga terrori i Kurtit. Kemi marrë garanci të reja nga KFOR-i se nuk do të ketë dislokim të forcave të sigurisë së Kosovës në veri të vendit,” – u shpreh ai për TV Pink.

Rakiqi tha se Vuçiq kishte thënë që ishte mirë të hiqen barrikadat.

“Ne nuk kemi besim në Qeverinë e Kurtit. Mund të them se nuk u besojmë as garancive ndërkombëtare. I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq të dëgjojë përfaqësuesit e popullit në barrikada. Ne do të shkojmë te ai me kërkesa të qarta. Ne i besojmë vetëm atij,” – vazhdoi më tej Rakiq, ish ministër në Qeverinë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat