Për dhjetë vite rresht Vuçiq rreshton humbjet, ndërkohë fajëson mediet dhe të tjerët

Lajme

Për dhjetë vite rresht Vuçiq rreshton humbjet, ndërkohë fajëson mediet dhe të tjerët

Nga: F. B. Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 19:05
Aleksander Vuçiq

Në adresimin e fundit, Vuçiq ka akuzuar mediet se po zbulojnë pozicionet e Ushtrisë së Serbisë, nisur nga fakti se ngritja e gatishmërisë ushtarake dhe vringëllimi me armë nuk sollën asnjë rezultat, përveç se janë shqetësuar qytetarët, kështu që presidenti u deshtë të kthej tregimin në drejtim tjetër, duke sulmuar mediet, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Me siguri mbani mend tregimin për rezultatin 6:0 në bisedimet me Prishtinën, dramën në Bruksel dhe rrotullimin në tokë? Vuçiq përgatiti pixhama ushtarake para gjumit? Po a mbani mend ndonjë rezultat që në thelb solli diçka të mirë serbëve në Kosovë?

Fillimisht Vuçiq rreth planit franko-gjerman para gazetarëve deklaroi se “nxit qeshje dhe tallje”, përderisa shkakton mundim, ndërsa në insistimin e gazetarit se nuk është e saktë, tha bash jam i lumtur nëse është ashtu“…

Po, vetëm pak më vonë përsëri tallet me gazetarët duke rrezikuar direkt gazetarët  e N1 dhe “Nova.rs” rreth pozicionimit t artilerisë në Rashkë. “Shikoni disa lokator të medieve si më përqeshin dhe duan të tallen- nëse keni parë pozicionimin e artilerisë çka? Çka është kjo, nuk ishin 6 armë raketa-hedhëse por 18” pat thënë ai.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit më 19 prill 2013 në kohën e pushtetit të Vuçiqit, Prishtina morri numrin thirrës ndërkombëtar, integrimin e policisë dhe gjykatave në sistemin e Kosovës. Jo shumë më parë lëshuam pe me letërnjoftime dhe tabela. Millosheviq pat pranuar tërheqjen e ushtrisë edhe policisë, ndërsa në kohën e Tadiq u arrit marrëveshja për liri të lëvizjes, pranimi i diplomave, vulave, librave amë, por edhe kalimet administrative dhe paraqitjen rajonale.

“Serbët nga veriu morën vendim që të heqin barrikadat q u vendosën për 19 ditë në shenjë proteste për shkak të arrestimit të ish-pjesëtarit të policisë Pantiç dhe mos formimi i asociacionit” tha Vuçiq, pas takimit me serbët në kazermë në Rashkë.

“Kjo nuk është e thjeshtë, po mund të bëhet për dy orë , apo 24 deri 48 orë për heqjen e barrikadave, por nuk hiqet mosbesimi“, tha ai për gazetarët. Kjo nxiti pakënaqësi tek serbët.

Tabelat dhe letërnjoftimet

Situata ishte e njëjtë edhe kohë më parë lidhur me tabelat, frikë, shqetësim, kërcënime dhe së fundi secila palë mbajti të vetëm me pak ndryshime, heqjen e tabelave KM, për çka pati pakënaqësi nga serbët. Po kështu ndodhi edhe lidhur me dokumentet hyrëse e dalëse dhe heqjen e dokumentit për qytetarët e Kosovës, për të ndaluar vendosjen e reciprocitetit për serbët me dokumente serbe.

Kur bëhet bilanci nga fillimi, Prishtina morri çdo gjë e Beogradi asgjë, asociacioni mbeti akoma shkronjë e vdekur në letër.

Liria e lëvizjes, diplomat dhe Kosova me yll

Dialogu teknik mes palëve nisi në vitin 2011 në Bruksel, nga delegacionet që kryesoheshin nga Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviç. Marrëveshja e marr erdhi me 2 korrik 2011 për liri të lëvizjes dhe kalimet administrative me letërnjoftime (ku në hyrje mbushej dokumenti hyrës-dalës për letërnjoftime të Kosovës), kalimi për automjete me KS  pa stemë dhe marrëveshja për libra amzë.

Me 2 shtator n[shkruhet marrëveshja për dogana me vule të Kosovës dhe për kadastër, ashtu që në vulë të shkruhet Dogana e Kosovës pa republikë dhe u hoq embargo për mallra u arrit liria e kalimit të mallrave.

Në nëntor 2011, delegacionet nënshkruan marrëveshjet për diploma, pranimin e tyre dhe administrimin e kalimeve integruese. Tadiq tha se “zgjidhjet nuk janë ideale, po iu qëndron prapa “,kjo marrëveshje kuptohet si marrëveshje e kalimit administrativ jo kufitar.

Dy muaj më vonë vjen marrëveshja për prezantim rajonal të Kosovës dhe vjen ylli afër emrit të Kosovës, “kjo nuk prejudikon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me rezolutën 1244 dhe mendimin e GjND për deklaratën e pavarësisë“.

Nga kjo, përfaqësuesit e Serbisë nisën të paraqitën në tubimet ku ishin edhe ata të Kosovës, më parë ata largoheshin ku ishin ata nga Kosova, dhe duke heq dorë si pat ndodhë në 2011 kur Tadiq në Brdo te Kranji nuk shkoi se kuptoi se aty merr pjesë Thaçi.

Lëshimi te ushtria, policia dhe gjykatat

Nisi përgatitja e marrëveshjes së Brukselit në 2013, që do nënshkruhet nga Daçiq dhe Thaçi, ku arrihet marrëveshja për asociacionin e komunave serbe, integrimin e policisë dhe gjykatave në sistemin e Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve lokale në gjithë vendin përfshirë veriun sipas ligjeve të Kosovës.

Të dy palët obligoheshin se nuk bojkotojnë njëra tjetër në rrugën evropiane, po ashtu arrihet marrëveshje për telekomunikacionin që nënkupto se Kosova merr numër thirrës dhe nënshkruhet marrëveshja për energjetikë.

Asociacioni vetëm dëshirë e bukur

Dy vite pas marrëveshjes së Brukselit arrihet edhe një marrëveshje për asociacionin, sipas të cilit ajo duhet të ketë mbikëqyrje  në arsim, shëndetësi, urbanizëm dhe zhvillim rural e ekonomik, pastaj kryetarin, kuvendin, këshillin stemën e flamurin, po të gjitha këto kanë mbetur vetë, dëshira, ndonëse ka orientimi nga BE dhe ShBA se Prishtina duhet të formohet.

U humb edhe energjetika

Lidhur me energjetikën , marrëveshja e fundit ishte “harta e rrugës”, para disa muajve, por është mendim i njohësve se fillimi i përmbushjes Serbia humb kompetencat dhe përfshirë këtu edhe trafo-stacionin Vallaç dhe liqenin Ujman-Gazivoda. Kjo nuk shkruan , por nënkuptohet nëse është pranuar hyrja e Kosovës në një sistem tjetër energjetik të ndarë edhe veçantë.

Sipas hartës së rrugës parashihet që Serbia të formoj kompaninë “Elektrosever”, e cila po ashtu do jetë në sistemin e Kosovës dhe do nis shlyerja e faturave të rrymës në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat