Festa kthehet në tragjedi për familjen Jupolli, humb jetën pas mesnate 28-vjeçari që u aksidentua nga vetura

Lajme

Festa kthehet në tragjedi për familjen Jupolli, humb jetën pas mesnate 28-vjeçari që u aksidentua nga vetura

Më: 1 janar 2023 Në ora: 12:40
Arbnori

Nata e ndërrimit të viteve që duhej të ishte gëzim për çdo familje u shndërrua në një tragjedi për familjen Jupolli në Prishtinë. Djali i tyre 28-vjeçar, i cili u godit pasditen e djeshme nga një veturë ne rrugën “Fahri Fazliu”, në orët e para të vitit 2023 ndërroi jetë.

Ky rast i rëndë ka tronditur familjen, kur në orët e mëngjesit morën lajmin se Arbnori ka vdekur.

I njëjti nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur lëndimeve dhe ka vdekur në orët e para të së dielës.

Kështu bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A.J. 28-vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin i cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth ores 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat