Çfarë i ka shkruar Lavrov Daçiqit në urimet e tij për Vitin e Ri?

Lajme

Çfarë i ka shkruar Lavrov Daçiqit në urimet e tij për Vitin e Ri?

Më: 3 janar 2023 Në ora: 08:37
Sergei Lavrov, Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka uruar ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq për Vitin e Ri.

Në urimin e Lavrov thuhet se marrëdhëniet ruso-serbe e kaluan edhe një herë testin e qëndrueshmërisë.

“Në vitin e kaluar, marrëdhëniet ruso-serbe, pavarësisht nga rrethanat e vështira ndërkombëtare, e kaluan edhe një herë testin e qëndrueshmërisë. Ne e vlerësojmë shumë kontributin tuaj personal në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Rusisë dhe Serbisë dhe në përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat”, tha Lavrov, shkruan Danas.

Ai ka thënë se do të ofrojnë mbështetje “vallazërore” Serbisë.

"Ne do të vazhdojmë t'i ofrojmë mbështetje vëllazërore Beogradit në mbrojtjen e interesave legjitime kombëtare në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare", thuhet në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat