“Kobra” ofendohet kur krahasohet me Vali Corleone: Ai e ka shti kanalizimin në Hanë

Lajme

“Kobra” ofendohet kur krahasohet me Vali Corleone: Ai e ka shti kanalizimin në Hanë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:02
Cobra dhe Vali Corleone

Dibran Hoxhaj i njohur si “King Kobra” vite me parë në një inervistë për emisionin “ n’Kosovë show” krahasimin e tij me personazhin e njohur në rrjetet sociale, Vali Corleone e ka cilësuar si ofendim.

Sipas tij, Vali Corleone është njeri që ka para, por nuk ka guxim dhe parat nuk i shërbejnë që të blejë guximin.

“Kur bon krahasime, bo krahasime me njerëz me këmbë në tokë, jo me ata që janë ka e shtinë kanalizimin në hanë”, i është drejtuar Hoxha moderatorit të emisionit teksa po flisnin për Valin.

Ai gjithashtu ka deklaruar se të gjithë duhet të dijnë se bota në të cilën po jetojmë është kalimtare dhe shumë e rrejshme.
Sipas tij, të gjithë duhet të dijnë se si kemi ardhur ashtu edhe do të largohemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat