“E 5-ta herë që më sulmojnë, më lypin haraq”, flet personi që u sulmua dje në Pejë

Lajme

“E 5-ta herë që më sulmojnë, më lypin haraq”, flet personi që u sulmua dje në Pejë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 10:45
Ilustrim

Një person është sulmuar mesditën e djeshme nga dy persona të tjerë në fshatin Katund i Ri të Pejës. Endrit Gashi është personi që u sulmua nga dy persona që mbajnë mbiemrin e njëjt. Ngjarja ka ndodhur në një garën ilegale të përleshjes së qenve. Mentor dhe Agron Gashi janë dy personat që dyshoher se e kanë sulmuar Endrit Gashin nga Vitomirica.

Media ka kontaktuar me personin e sulmuar i cili ka dhënë versionin e tij për rastin. Ai ka thënë se është e pesta herë që sulmohet nga të njëjtit persona dhe se Policia e Prokuroria nuk kanë ndërmarrë asgjë.

“Më kanë qit haraq. Krejt kjo ka filluar për shkak të një problemi të mëhershëm që kam patur me Agronin. Ata më kanë vënë haraq për me u pajtu të cilin unë se kam pagu. Nga ajo kohë është hera e pestë që sulmohem në të gjitha format. Dje ka tentu Agroni me m’godit me thikë. Kur më kanë sulmu, unë kam shkrepur armën në ajër, sa me i frikësu. Ma kanë pru shpirtin të hunda dhe nuk di ka me ia mbajt. Policia e Prokuroria i interviston dhe menjëherë i liron” ka thënë Endrit Gashi.

“Dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa ishin duke e përcjell një garë me qen, janë sulmuar fizikisht me shufra të drurit nga disa persona të panjohur. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshme” thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat