Patriarku që iu ndalua hyrja në Kosovë reagon për plagosjen në Shtërpcë duke bërë thirrje nacionaliste

Lajme

Patriarku që iu ndalua hyrja në Kosovë reagon për plagosjen në Shtërpcë duke bërë thirrje nacionaliste

Më: 6 janar 2023 Në ora: 21:42
Porfirije

Me rastin e plagosjes së qytetarëve serbë nga Gotovusha, ka reaguar edhe patriarku serb Porfirije.

“Sonte mbi ju qëndrojnë nënat dhe baballarët tuaj si dhe nëna e Zotit që lindi Shpëtimtarin e të gjithëve ne të dashur Stefan dhe Millosh, sonte fëmijët e Kosovës që kanë vuajtur për drejtësinë e Zotit në periudhën e kaluar, nga Livadiqi në Gorazhdec dhe Dimitrija Popoviq i vogël në Graçanicë”, thuhet në postimin e patriarkut në Instagram.

“Ju uroj shërim të shpejtë dhe gëzuar festat.

Paqja e Zotit – Krishti lindi”, përfundoi Patriarku Porfirije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat